Akademia e Hifzit “Hafs” është një vend i hapur për të gjithë ata që duan ta mësojnë Kuranin përmendsh dhe ta ruajnë atë në gjokset e tyre. Mësimet zhvillohen me prezencë fizike në Prishtinë, në një ambient të qetë, të organizuar dhe me përkushtim ndaj fjalës së Allahut.
Qëllimi i akademisë është që çdo nxënës të ndiejë afërsinë me Kuranin dhe ta ketë atë si udhëzues në jetën e përditshme.
Mësim përmendsh i Kuranit nën mbikëqyrjen e një hafizi me përvojë.
Udhëzim dhe mbështetje gjatë gjithë rrugëtimit të hifzit.
Përkushtim ndaj disiplinës dhe edukimit shpirtëror.
Mësim në grupe, sipas moshës dhe nivelit të dijes.
Mësimet mbahen pasdite të hënën dhe të mërkuren, dhe dy herë në muaj ditën e shtune.
Pushime gjatë Bajramit, Ramazanit dhe verës (zakonisht jo më shumë se 2 javë).
Meshkuj nga mosha 12 deri në 25 vjeç.
Ata që lexojnë Kuranin rrjedhshëm dhe me texhvid.
Mësimi është falas.
Mësues dhe udhëheqës i akademisë është Hfz. Artan Bajrami, i diplomuar në Universitetin Islamik të Medines.
Aplikimi është i hapur. Pas aplikimit, çdo nxënës do të kontaktohet për detaje të mëtejshme.
Iniciativa JAP i jep ❤️ Akademisë Hafs!
Hoxhë Artan Bajrami është i lindur në qytetin e Shtimes. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Hadithit dhe Shkencave Islame pranë Universitetit Islamik të Medines.
Gjatë qëndrimit të tij në Medine, ka përfunduar hifzin e plotë të Kuranit në xhaminë e Pejgamberit ﷺ dhe ka lexuar tërë Kuranin përmendsh në gjashtë rivajete të njohura. Është pajisur me ixhaze (sened) për secilin prej tyre, duke fituar të drejtën për t’i mësuar dhe transmetuar më tej:
Hafs an Asim
Shu'be an Asim
Kalun an Nafi'
Wersh an Nafi'
Kunbul an Ibn Kethir
Bezzi an Ibn Kethir
Gjithashtu, ka lexuar edhe rivajetin Ed-Duri an Ebi Amër deri tek surja Junus.