Akademia e Hifzit “Hafs” është e përkushtuar për ata që duan ta ruajnë dhe ta mësojnë Kuranin. Përmes mësimit të Kuranit përmendsh, fjala e Allahut bëhet dritë në jetën e çdo nxënësi. Ky është një rrugëtim shpirtëror drejt afërsisë me Krijuesin tuaj, përmes fjalës së Tij.
Akademia e Hifzit “Hafs” është një vend i hapur për të gjithë ata që duan ta mësojnë Kuranin përmendsh dhe ta ruajnë atë në gjokset e tyre. Mësimet zhvillohen me prezencë fizike në Prishtinë, në një ambient të qetë, të organizuar dhe me përkushtim ndaj fjalës së Allahut.
Qëllimi i akademisë është që çdo nxënës të ndiejë afërsinë me Kuranin dhe ta ketë atë si udhëzues në jetën e përditshme.
Mësim përmendsh i Kuranit nën mbikëqyrjen e një hafizi me përvojë.
Udhëzim dhe mbështetje gjatë gjithë rrugëtimit të hifzit.
Përkushtim ndaj disiplinës dhe edukimit shpirtëror.
Mësim në grupe, sipas moshës dhe nivelit të dijes.
Mësimet mbahen pasdite të hënën dhe të mërkuren, dhe dy herë në muaj ditën e shtune.
Pushime gjatë Bajramit, Ramazanit dhe verës (zakonisht jo më shumë se 2 javë).
Meshkuj nga mosha 12 deri në 25 vjeç.
Ata që lexojnë Kuranin rrjedhshëm dhe me texhvid.
Mësimi është falas.
Mësues dhe udhëheqës i akademisë është Hfz. Artan Bajrami, i diplomuar në Universitetin Islamik të Medines.
Aplikimi është i hapur. Pas aplikimit, çdo nxënës do të kontaktohet për detaje të mëtejshme.
Iniciativa JAP i jep ❤️ Akademisë Hafs!
Programi është nën drejtimin dhe kujdesin e hafizit të nderuar: